Edhe një deputet i LDK'së e bën publike se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 - Gazeta Express
string(74) "edhe-nje-deputet-i-ldkse-e-ben-publike-se-ka-rezultuar-pozitiv-me-covid-19"

Gazeta Express

13/07/2020 17:21

Edhe një deputet i LDK’së e bën publike se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Gazeta Express

13/07/2020 17:21

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Demaj ka bërë me dije se nga e premtja është në vetizolim dhe se po ndjek rekomandimet e mjekëve.

Lexo Edhe:

“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv. Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve”, ka shkruar Demaj./Gazeta Express