string(35) "edhe-nje-barazim-i-romes-ne-serie-a"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2023 22:45

Edhe një barazim i Romës në Serie A

Futboll

Gazeta Express

24/09/2023 22:45

Roma është kthyer të barazimet pas dy fitoreve radhazi. Lukaku (69’) ka shënuar golin për Romën derisa ka barazuar Zapata (85’) për Torinon

Roma ka zhgënjyer përsëri në xhiron e fundit në Serie kundër Torinos.

Minuta e pestë shënoi rastin e parë në këtë ndeshje, ku Zapata bëri një goditje të fortë me kokë por që topin e priti portieri i Romës.

Në minutën e 31-të u mendua që Roma shkaktoi penallti por që gjyqtari i ndeshjes nuk e shikoi as VAR për këtë rast.

Minuta e 52-të, Demba Seck i Torinos hyri mirë në zonë dhe ishte afër për ta mposhtur portieri, por që topi u godit jashtë.

Cristante i Romës pati rastin tjetër gjashtë minuta më vonë por që ai goditi vetëm shtyllën.

Goli i parë erdhi në minutën e 69-të bëri disa veprime të mira në zonë dhe shënoi për rezultat 0-1 duke ndërruar shifrat në këtë ndeshje.

Torino nuk u dorëzua dhe kërkoi barazimin në këtë ndeshje dhe e arriti atë në minutën e 85-të ku Zapata shënoi gol të bukur me kokë.

Barazimi i konvenon Torinos që tashmë është në vendin e nëntë me tetë pikë, derisa Roma është në vendin e 13-të me 5 pikë pas pesë xhirove.

Torino javën e ardhshme pritet që të udhëtojë për në Romë por që do të takohet me një skuadër tjetër të kryeqytetit italian, Lazios derisa Roma pritet që të luajë përsëri si mysafire kundër Genoas. /GazetaExpress/