Edhe një aderim në PDK - Gazeta Express
string(22) "edhe-nje-aderim-ne-pdk"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 10:48

Edhe një aderim në PDK

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 10:48

Drejtori i disa mediave, Shpend Dobranja ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka njoftuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, përmes një njoftimi për media.

Lexo Edhe:

“Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK .Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive mediatike, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit. Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po na bashkohen, është oferta më serioze për qytetarët. Mirë se vjen Shpend në familjen tonë të madhe politike!