string(119) "edhe-ne-rigjykimin-e-dyte-denohet-me-7-vjet-burgim-i-akuzuari-per-shkaktimin-e-aksidentit-ku-mbeten-te-vdekur-5-persona"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 13:16

Edhe në rigjykimin e dytë, dënohet me 7 vjet burgim i akuzuari për shkaktimin e aksidentit ku mbetën të vdekur 5 persona

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 13:16

Edhe në rigjykimin e dytë, Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Erton Musliut, duke e dënuar me 7 vite burgim efektiv, për akuzën se shkaktoi aksident në qershor të 2021-ës në Koshare të Ferizajt, ku humbën jetën pesë persona. Të njëjtit iu ndalua marrja e lejes së vozitjes.

Aktgjykimi u shpall të martën nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Bytyqi. pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Gjithashtu, gjykata sipas detyrës zyrtare konform nenit 59 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.6 lidhur me nenin 65 paragrafi 1 të KPRK-së, i shqiptoi dënim plotësues marrja e lejes së vozitjes dhe i ndalohet marrja e lejes së re të vozitjes për kategorinë B1, B, M, L, dhe T, për periudhë kohore prej katër (4) vite, në të cilën koha e mbajtur në burg nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

Fillimisht, më 27 maj Themelorja e shpalli fajtor të akuzuarin Erton Musliu, duke e dënuar me 8 vite burgim, për akuzën se shkaktoi aksident në qershor të 2021-ës në Koshare të Ferizajt, ku humbën jetën pesë persona. Mirëpo, Gjykata e Apelit kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Në rigjykim, më 19 korrik 2024, shkalla e parë e dënoi me 7 vjet burgim. Por, rasti ishte kthyer sërish në rigjykim nga Apeli.

Sipas aktakuzës, më 6 qershor 2021, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare të Komunës së Ferizajt, i pandehuri duke drejtuar automjetin të markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika”, me dashje eventuale shkel nenin 53, paragrafin 1 të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Aty thuhet se duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim, si dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe kishte kaluar në shiritin e majtë rrugor, me ç’rast më pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II” në pjesën e përparme të anës së majtë, i cili automjet ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj.

Në aktin akuzues thuhet se në këtë aksident, në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë N.R., Xh.R., S.R. dhe i mituri Y.R., kurse I.R. ndërron jetë më pas në QKUK në Prishtinë.

Gjithashtu, thuhet se L.H. person lëndime të rënda trupore, kurse Y.H. lëndime të lehta.

Me këtë, Erton Musliu akuzohej se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej tre deri në 12 vjet. /BetimipërDrejtësi