Shumë nxënës të shkollave fillore mbeten pa libra të kompletuar edhe në javën e dytë të fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas përgjigjeve të disa nxënësve që anketuam mungojnë më shumë tekste në lëndët e ciklit të lartë shkollor siç janë: Gjuhë Angleze, Gjermane dhe Franceze, Gjeografi dhe disa të tjera, përcjell Gazeta Express nga Alsat.
“Kemi marr Gjuhë Maqedonase, Matematikë, Histori-Shoqëri dhe Shkenca Natyrore. Na mungojnë në shumë lëndë, na mungojnë Gjermanishtja, Frëngjishtja. Na thanë që do ti sjellin por nuk e dimë kur”, tha një nxënës.
“Klasa e shtatë duhet ti ketë gjithë librat e reja, çfarë keni marr deri tash? Libra të vjetra që i kanë përdorur. Cilin libër e ke marr prej të vjetrave? Librin Gjuhë Shqipe, Gjeografi jo. Gjeografia është e re ama të tjerat jo”, u shpreh një nxënëse.
“Nuk na mungojnë shumë libra, thuajse i kemi të gjitha përveç Gjuhë Angleze dhe Franceze, duhet të na mbërrijnë sepse janë të reja”, tha një tjetër nxënëse.
Mjellma Gashi, përgjegjëse për Arsim në Komunën e Çairit tha se mungesa e teksteve shkollore të caktuara ka të bëj me mospërfundimin e tërësishëm të shpërndarjes së librave. Sipas Gashit, çdo shkollë ka dorëzuar me kohë kërkesën me numrin e saktë të librave.
“Kemi informatë që ende janë tu mbërri libra, nuk janë të kompletuara komplet shkollat por janë në pritje të librave. Sa I takon librave të reja të cilat kanë munguar vitet e kaluara, Gjuhë Angleze për klasë të parë dhe klasë të tretë ka mbri nëpër shkolla, ka munguar Gjuhë Maqedonase, flas për klasat e ulëta, ka mbërri për klasën e katërt dhe të pestë. Botimet e reja për klasat e shtata kanë filluar të mbërrijnë, në pritje janë të Kimisë, Fizikës dhe të librave të tjerë”, deklaroi Mjellma Gashi, përgjegjëse për Arsim, Komuna Çair.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të ballafaqohet me mungesë librash. Tekste plotësisht të reja ka për klasën e shtatë dhe vitin e parë në gjimnaze. Sipas Janevskës, tashmë u janë dorëzuar shkollave mbi 90 % teksteve shkollore për të vijuar me shpërndarjen e tyre edhe në ditët e para të fillimit të mësimit. /Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2