string(120) "edhe-lista-srpska-e-takoi-kallasin-ne-zyren-e-bese-flasin-per-terorr-te-regjimit-te-albin-kurtit-dhe-vazhdim-te-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 8:26

Edhe Lista Srpska e takoi Kallasin në Zyrën e BE’së, flasin për “terorr të regjimit të Albin Kurtit dhe vazhdim të dialogut”

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 8:26

Anëtarët e Listës Serbe të udhëhequr nga kryetari i kësaj partie Zlatan Elek, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Takimi sipas njoftimit të partisë, është mbajtur në zyrën e BE’së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të LS-së, në këtë takim, u diskutua për jetesën e serbëve në Kosovë.

Elek ka shfrytëzuar rastin për t’ju ankuar Kallasit rreth siç thuhet në njoftim, gjendjen e rëndë të jetës që serbët po bëjnë në Kosovë.

“Ata po përjetojnë veprime të dhunshme nga regjimi i Albin Kurtit. Po ashtu, u theksua nevoja urgjente për deeskalim të tensioneve në veri të Kosovës dhe ndalimin e veprimeve njëanshme të Kurtit”, thuhet në njoftimin e LS.

Listës Serbe thuhet se gjithashtu kërkoi formimin e një ekipi ndërkombëtar juristësh për të analizuar bazën ligjore të ndjekjes penale të serbëve të dyshuar, të arrestuar dhe të burgosur në të gjithë Kosovën. Ata kërkuan gjithashtu një prani më të madhe të KFOR-it dhe një vazhdim të shpejtë të dialogut, i cili është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura. “Dhe jo përdorimi i forcës, siç ka vepruar Albin Kurti për muaj të tërë”, pretendon Lista Serbe.