Edhe Idris Elba preket nga Koronavirusi - Gazeta Express
string(51) "edhe-ky-aktor-i-hollywoodit-preket-nga-koronavirusi"

Edhe Idris Elba preket nga Koronavirusi

Gazeta Express

16/03/2020 20:06

Idris Elba është i famshmi i fundit që është testuar pozitiv me koronavirus. Ai e ka bërë vetë të ditur këtë lajm

“Këtë mëngjes jam testuar me Covid 19”, ka shkruar ai. “Ndihem mirë, nuk kam simptoma deri me tani por jam izoluar pasi që mund ta ekspozoj dikë me këtë virus”.

Lexo Edhe:

Ylli britanik i bashkohet një liste të aktorëve të cilët janë testuar pozitiv kohëve të fundit, përfshirë:: Tom Hanks, Rita Wilson dhe ish bukuroshja e Bondit, Olga Kurylenko.

Elba ka thënë se ai kishte bërë testin për koronavirus të premten e kaluar pasi që kishte mësuar se një person që ai ishte takuar kishte rezultuar pozitiv.

“Shikoni, kjo është serioze”, tha ai, kushte shfaqur afër gruas së tij, Sabrina, në një video që e ka postuar në rrjetet sociale “Tani është koha të mendoni që ta ruani distancën sociale, ti lani duart, etj”.

“Ne jetojmë në botë të ndara – ne të gjithë e ndiejmë këtë”, ka shtuar ai. “Ka ndarje, por tani është koha për solidaritet, tani është koha që të mendojmë për njëri-tjetrin”. /GazetaExpress/