Edhe në këtë vit, siç është bërë traditë tashmë, do të nderohet veprimtari Mustafë Ibrahimi përmes turneut të përvitshëm të shahut.
Turneu “Mustafë Ibrahimi” do të organizohet më 27 tetor duke filluar nga ora 17:00.
Turneu i 13-të tradicional memorial do të mbahet në ambientet e Sallës së Shahut të Federatës së Shahut të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

NLB Banka është sponsoruesi kryesor i Turneut Memorial, për të përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik Mustafë Ibrahimi.
Ky turne tashmë tradicional, ne bashkëpunim edhe me Federatën e Shahut të Kosovës, me Klubin e Shahut “Drejtësia” dhe Këshillin Organizativ, do të tubojë shumë shahistë nga Kosova.
Sistemi i garave do të jetë: Blic sistem zviceran, 11 xhiro x 3 min+2 sec blic.
Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa dhe premi, njofton Këshilli Organizativ i Turneut. /Gazeta Express