Edhe Gjilani e mëson kundërshtarin nëse kualifikohet në rundin e parë të Europa League - Gazeta Express
string(86) "edhe-gjilani-e-meson-kundershtarin-nese-kualifikohet-ne-rundin-e-pare-te-europa-league"

Edhe Gjilani e mëson kundërshtarin nëse kualifikohet në rundin e parë të Europa League

Gazeta Express

10/08/2020 13:35

Gjilani ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm, gjithmonë nëse kalon tutje nga rundi preliminar.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, ekipi i Gentian Mezanit në rast të kualifikimit në rundin e parë do të luajë ndaj APOEL-it të Qipros.

Lexo Edhe:

Gjilani do të luajë si vendas nëse kualifikohet në rundin e parë. 

Para ndeshjes së mundshme me Qipron, Gjilani duhet ta eliminojë fillimisht në rundin preliminar ekipin e Tre Penne.

Edhe Prishtina e ka mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm.

Klubi kryeqytetas, në rast të kualifikimit në rundin e parë do të luajë ndaj Union Titus Petange të Luksemburgut. Prishtina do të luajë si vendase në këtë sfidë. /Gazeta Express/