Pasi Barcelona vendosi t’ua ulë lojtarëve pagat për 70 për qind me mënyrën ERTE siç njihet në Spanjë, që i bie se paga do të ulet vetëm për një afat të caktuar dhe pastaj do të kthehet gjithçka në normalitet, këtë e ka bërë edhe Atletico.
Sipas mediave spanjolle, futbollistët e Atletico Madridi do të shkurtojnë pagat për 70 % në mënyrë që klubi të paguajë rrogat e 430 punëtorëve.
Në këtë do të preken ekipi i parë i Atleticos, ekipi B dhe po ashtu ekipi i fermave, që të gjithë kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar marrëveshje me klubin.
Vetëm kur gjendja të kthehet në normalitet për shkak të COVID-19, atëherë futbollistët do të marrin pagën e plot sipas kontratave me klubin. /Gazeta Express/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....