string(57) "edhe-fshf-shkruan-per-ndeshjen-e-ballkanit-ne-air-albania"

Sport

Gazeta Express

24/11/2023 20:11

Edhe FSHF shkruan për ndeshjen e Ballkanit në “Air Albania”

Sport

Gazeta Express

24/11/2023 20:11

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania”.

Kampioni i Kosovës ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë, shkruan Gazeta Express.

Rreth kësaj ka shkruar edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Postimi i plotë nga FSHF:

“Stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare. UEFA ka vendosur sot të spostojë ndeshjen mes klubit të Ballkanit (Kosovë) dhe FC Ciktoria Plzen (Çeki) nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës në stadiumin e kryeqytetit kosovar, ndërkohë që sfida është e programuar të luhet në Shqipëri më datë 30 nëntor, duke nisur nga 18:45″. /Gazeta Express/