Edhe FC Prishtina njofton për anulumin e ndeshjes së nesërme me Trepçën'89 - Gazeta Express
string(73) "edhe-fc-prishtina-njofton-per-anulumin-e-ndeshjes-se-neserme-me-trepcen89"

Edhe FC Prishtina njofton për anulumin e ndeshjes së nesërme me Trepçën’89

Futboll

Gazeta Express

01/10/2022 17:43

Ndeshja Prishtina-Trepça’89 përfundimisht është shtyrë.

Pasi njoftoi fillimisht klubi mitrovicas, tani ka dalë me njoftim zyrtar edhe Prishtina.

Lexo Edhe:

Ata kanë njoftuar se kjo ndeshje është shtyrë, shkruan Gazeta Express.

“FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina – Trepça ’89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave. Kjo ndeshje ishte paraprë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën. Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës. Se kur do të cakohet orari për t’u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë”, thuhej në njoftim.