Edhe Fabregas e dëshiron rikthimin e Messit te Barcelona - Gazeta Express
string(56) "edhe-fabregas-e-deshiron-rikthimin-e-messit-te-barcelona"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 13:27

Edhe Fabregas e dëshiron rikthimin e Messit te Barcelona

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 13:27

Cesc Fabregas ka thënë se e dëshiron rikthimin e Lionel Messit te Barcelona.

Argjentinasi u largua nga Barcelona verën e kaluar për t’u bashkuar me Paris Saint-Germainin, por ai vazhdon të lidhet me një rikthim në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, kohët e fundit foli për synimin e tij për të ri-nënshkruar me 34-vjeçarin, teksa synimin e njëjtë e ka edhe trajneri, Xavi.

Ish-futbollisti i katalunasve, Cesc Fabregas, ka shprehur dëshirën e tij për ta parë Messin sërish me fanellën e Barçës.

“Si një tifoz i Barcelonës, shpresoj dhe uroj që Messi të kthehet në Barcelonë. Ai ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij në Paris”, tha mesfushori spanjoll.

“Do të më pëlqente nëse ai do të kthehej. Është një ëndërr që klubi dhe të gjithë tifozët e kanë, po ju flas si tifoz i Barcelonës”, shtoi Fabregas.

Ndërsa Messi po fillon sezonin e tij të dytë me PSG-në, Fabregas po përgatitet për sezonin e parë me klubin e Serie B, Como, ku ai është bërë edhe aksionar. /Gazeta Express/