Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Serbi, 384 të infektuar - Gazeta Express
string(60) "edhe-dy-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-serbi-384-te-infektuar"

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Serbi, 384 të infektuar

Gazeta Express

26/03/2020 9:53

Dy persona të tjerë kanë vdekur mbrëmë në Serbi, të cilët ishin me koronavirus.

Në gjendje jo të mirë është K.S. 80 vjeçar, i cili ishte shtruar  në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale të SHKK-së , ai ka qenë me respiratorë ditëve të fundit.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave të fundit, tashmë 384 persona janë infektuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në gjashtë, raporton Tanjug transmeton lajmi.net.

Siç njoftojnë mediat serbe, 203 persona janë duke u trajtuar në spital, 24 prej të cilëve janë me respiratorë.