Janë shënuar edhe dy gola në ndeshjen mes Lazios dhe Bayernit në Olimpicos.
Gjermanët janë duke i turpëruar italianët në shtëpinë e tyre, pas 50 minutave lojë po fitojnë 1-4.
Pjesa e parë është kryer 0-3, ndërsa me fillim në atë të dytin, Acerbi e dërgoi topin në portën e gabuar duke shënuar autogol për 0-4 në minutën e 47’.
Lazio e ngushtoi epërsinë menjëherë, Correa shënoi për 1-4 në minutën e 49’, raporton Express.