Edhe Dhurata Dora paralajmëron këngë të re - Gazeta Express
string(42) "edhe-dhurata-dora-paralajmeron-kenge-te-re"

Muzike

Gazeta Express

26/10/2022 22:59

Edhe Dhurata Dora paralajmëron këngë të re

Muzike

Gazeta Express

26/10/2022 22:59

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.

Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Lexo Edhe:

Ka kaluar tashmë 2 muaj që prej publikimit të këngës së saj të fundit, e cila titullohet ‘OEO’ dhe është një bashkëpunim me artistët Azet dhe Zuna.

E pas pushimeve duket se Dhurata ka nisur nga puna për projektin e ri muzikor. Këtë na e ka treguar vetë bukuroshja me postimin e fundit në Instastory, ku ka treguar se ndodhej në një studio muzikore duke regjistruar zërin. Nuk e dimë nëse do të jetë një tjetër bashkëpunim apo këtë herë Dhurata do të vijë me një këngë solo.

Dhurata nuk para poston shumë foto  ose video të përditshmërisë ose familjes së saj, por mesa duket sot bukuroshja ka bërë një përjashtim. Vetëm pak më parë këngëtarja ka postuar një foto në Instastory me një nga të afërmit e saj, i cili është pikërisht vëllai i saj i vogël, duke e prezantuar atë kështu për herë të parë. Në foto Dhurata shkruan: Hi!