Edhe Bundesliga mburret me shkëlqimin e yllit të saj, Rexhbeçaj - Gazeta Express
string(62) "edhe-bundesliga-mburret-me-shkelqimin-e-yllit-te-saj-rexhbecaj"

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 18:40

Edhe Bundesliga mburret me shkëlqimin e yllit të saj, Rexhbeçaj

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 18:40

Faqja zyrtare e elitës së futbollit gjerman, Bundesliga ka postuar në rrjetin social “Instagram” yjet e saj që shkëlqyen gjatë këtyre ditëve në ndeshjet me kombëtaret e tyre.

Ndër yjet që Bundesliga po mburret, është edhe Elvis Rexhbeçaj i Kosovës.

Mesfushori dardan mbrëmë shënoi ndaj Suedisë, në fitoren prej 2-0 ndaj Kosovës.

Rexhbeçaj ishte ndër më të mirët në fushë në këtë fitore të madhe të “Dardanëve”, në kualifikimet e Botërorit të vitit 2026.

27-vjeçari është pjesë e Augsburgut, që garon në Bundesliga./GazetaExpress/