Edhe Behgjet Pacolli iu bashkohet shqiptarëve, shikon filmin që ‘po i përlotë të gjithë’ - Gazeta Express
string(85) "edhe-behgjet-pacolli-iu-bashkohet-shqiptareve-shikon-filmin-qe-po-i-perlote-te-gjithe"

Gazeta Express

02/04/2020 11:48

Edhe Behgjet Pacolli iu bashkohet shqiptarëve, shikon filmin që ‘po i përlotë të gjithë’

Gazeta Express

02/04/2020 11:48

Një film me titullin “Mrekullia në qelinë 7” këtë javë është më i përmenduri nga shqiptarët.

Filmi turk i vitit 2019, i cili është publikuar nga Netflix, po shikohet me të madhe dhe duket se është shndërruar në filmin dhe ndër temat kryesore të kësaj karantine, kjo sipas postimeve e diskutimeve në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Edhe valës së këtij filmi të dhimbshëm i është bashkuar edhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili po qëndron në izolim në shtëpinë e tij në Zvicër, përcjell Gazeta Express.

Pacolli gjithashtu ka bërë një postim për këtë film, nga i cili ka marrë mesazhin që ka ndarë edhe me ndjekësit e tij: Të mos e humbin asnjëherë shpresën.

Ai ka marrë shumë komente e pëlqime në këtë postim, shumë duke i konfirmuar se edhe për ta është filmi më i mirë që kanë shikuar kohët e fundit.

“Miracle in Cell No. 7” është një film shumë i vlerësuar i Koresë së Jugut i vitit 2013, ndërsa ky në Netflix që po e shikojnë të gjithë është një ripërpunim nga regjisorë e aktorë turq.

Filmi flet për një histori dashurie midis një babai të sëmurë mendor, Memo dhe vajzës së tij Ova, i cili më pas akuzohet gabimisht për vrasjen e një vajze gjashtë vjeçare. Historia e filmit dhe aktrimi ka prekur shumë njerëz të cilët thonë se nuk kanë ndalë së qari ato 2 orë sa ka zgjatur filmi./Gazeta Express/