Edhe Bashkimi i liron basketbollistët e huaj - Gazeta Express
string(44) "edhe-bashkimi-i-liron-basketbollistet-e-huaj"

Edhe Bashkimi i liron basketbollistët e huaj

Gazeta Express

15/03/2020 23:17

Pas Rahovecit, edhe Bashkimi i ka liruar basketbollistët e huaj

Përmes një postimi në Facebook, KB Bashkimi ka njoftuar se “me marrëveshje të dyanshme” ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistët e huaj Stevie Clark, Terik Bridgeman, Spenser Mitchell dhe Corey Raley Ross, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë i Bashkimit:

FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA! ?

Klubi me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistët e huaj Stevie Clark, Terik Bridgeman, Spenser Mitchell dhe Corey Raley Ross.

Lojtarët në fjalë sot janë përcjellur në aeroport nga drejtori sportiv i klubit, Artan Kurti, për të udhëtuar drejt ShBA-së, përkatësisht në vendlindjet e tyre.

Largimi i lojtarëve të huaj ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga sëmundja Covid-19?, ku si rrjedhojë janë pezulluar për kohë të pacaktuar edhe ndeshjet e Superligës.

KB Bashkimi falënderon përzemërsisht lojtarët për kontributin e tyre gjatë këtij stinori.