Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë — 86 të prekur gjithsej - Gazeta Express
string(67) "edhe-7-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove-86-te-prekur-gjithsej"

Gazeta Express

26/03/2020 22:04

Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë — 86 të prekur gjithsej

Gazeta Express

26/03/2020 22:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Puplike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të rejam e koronavirus.

Numri total i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 86.

Lexo Edhe:

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 25 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.

“Të gjitha rastet janë të njohura dhe në vetizolim”, ka njoftuar IKSHPK.

Të gjithë të infektuarit janë nga Malisheva.

“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.