Edhe 500 ditë pas zgjedhjeve, s'ka përparim në bisedimet për qeveri të re në Belgjikë - Gazeta Express
string(83) "edhe-500-dite-pas-zgjedhjeve-ska-perparim-ne-bisedimet-per-qeveri-te-re-ne-belgjike"

Gazeta Express

14/08/2020 23:41

Edhe 500 ditë pas zgjedhjeve, s’ka përparim në bisedimet për qeveri të re në Belgjikë

Gazeta Express

14/08/2020 23:41

Kanë kaluar rreth 500 ditë nga zgjedhjet parlamentare në Belgjikë dhe perspektiva e një përparimi në formimin e një koalicioni qeverisës është ende larg.

“Personat e ngarkuar nga Mbreti Philippe, Bart De Wever i nacionalistëve flamandë dhe Paul Magnette i socialistëve të Valonjës, për të dëgjuar koalicionet e mundshme, u tërhoqën”, raportoi media lokale.

Lexo Edhe:

Në fillim të javës tjetër, mbreti pritet të emërojë një ekip të ri ndërmjetësish.

Qeveria aktuale e kujdestarisë, e udhëhequr nga kryeministrja liberale, Sophie Wilmes, mbështetet nga tri parti që kontrollojnë vetëm 38 nga 150 vendet në parlament.

Administrimi i përkohshëm i Wilmes është i kufizuar në një maksimum prej gjashtë muajsh dhe është i përqendruar vetëm në trajtimin e pandemisë së COVID-19.

Ajo duhet të fitojë një tjetër votëbesim parlamentar në shtator, përndryshe Belgjika mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.