Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin - Gazeta Express
string(39) "edhe-30-dite-paraburgim-per-mijallkovin"

Edhe 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Ballina

Gazeta Express

13/04/2021 15:45

Pas vendimit për rastin “Thesari”, me të cilin Sasho Mijallkov u dënua sot me 8 vjet burg, gjykata i caktoi edhe 30 ditë paraburgim për ish-drejtorin e DSK-së.

Ky vendim pasoi pas propozimit të Prokurorit Publik Trajçe Pelivanov, i cili theksoi se ekzistonte rreziku i arratisjes. Nga ana tjetër, i akuzuari Nebojsha Stajkoviq, iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesit e prokurorisë për rastin “Thesari”, pas shpalljes së aktgjykimit sot, kërkuan që të akuzuarve Sasho Mijallkov dhe Nebojsha Stajkoviq t’iu caktohet masa e paraburgimit derisa verdikti të marrë formën e prerë.