Edhe 2 ditë na ndajnë nga edicioni i 6-të i Karnavalit “Golden Eagle”, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 Qershor 2026 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.
Përgjatë dy netëve, qyteti do të mirëpresë artistë të njohur, grupe ndërkombëtare dhe mijëra vizitorë në një atmosferë plot ngjyra, muzikë dhe argëtim.
“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e festës më të madhe të verës. Hyrja është pa pagesë. Shihemi më 26 dhe 27 Qershor në Suharekë!”, thuhet ne njoftim.