“Edhe 100 vjet me jau dhanë Zoti ymër, ju si na s’muni mu ba kurrë”, shpërthejnë të qeshurat në Kuvend - Gazeta Express
string(97) "edhe-100-vjet-me-jau-dhane-zoti-ymer-ju-si-na-smuni-mu-ba-kurre-shperthejne-te-qeshurat-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2022 13:15

“Edhe 100 vjet me jau dhanë Zoti ymër, ju si na s’muni mu ba kurrë”, shpërthejnë të qeshurat në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

29/07/2022 13:15

Disa momente komike kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për Harmonizimin e Çmimit të Barnave, të propozuar nga PDK.

Gjithçka nisi kur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, replikoi me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, i cili paraprakisht akuzoi se projekltigji është sjellë për interesa të caktuara të grupeve të ndryshme që janë të përfshira në shitjen e barnave.

E Tahiri nxiti të qeshura me një fjali me të cilën iu drejtua VV-së.

“Edhe 100 vjet me jau dhanë zoti ymer, ju si na s’muni mu ba kurrë”, tha Tahiri.

Nuk o lehtë po thu a? – iu kundërpërgjigj Konjufca.

Advertisement
Advertisement
Advertisement