“Edhe 10 vjet me pas punuar për shqiptarët”, kosovarët të mërzitur që Merkel s’është më kancelare e Gjermanisë - Gazeta Express
string(106) "edhe-10-vjet-me-pas-punuar-per-shqiptaret-kosovaret-te-merzitur-qe-merkel-seshte-me-kancelare-e-gjermanise"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 21:28

“Edhe 10 vjet me pas punuar për shqiptarët”, kosovarët të mërzitur që Merkel s’është më kancelare e Gjermanisë

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 21:28

Me një ceremoni ushtarake u shënua fundi i karrierës së Angela Merkel.

Ajo për 16 vjet qe kancelare e Gjermanisë, e që të mërkurën e 8 dhjetorit ia dorëzon postin pasardhësit Olaf Scholz.

Lexo Edhe:

Merkel tha se 16 vjetët e qeverisë kishte sfida të mëdha.

Por kosovarët dëshironin që mandati i Merkelit të vazhdohej më tej.

“Edhe nja 4 vjet kishim pas qejf edhe na. Ajo ka qenë zot për Europë”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

“S’besoj që ka me lind më ndonjë sikur kjo”, tha një tjetër.

“U dashtë edhe 10 vjet me punu për shqiptarët”, theksoi qytetari tjetër.

Merkel gjatë muajit shtator vizitoi Ballkanin Perëndimor, ndërsa në Tiranë i takoi udhëheqësit e vendeve të rajonit.