Eddie Nketiah nënshkruan kontratë të re me Arsenalin - Gazeta Express
string(52) "eddie-nketiah-nenshkruan-kontrate-te-re-me-arsenalin"

Sport

Gazeta Express

17/06/2022 13:48

Eddie Nketiah nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Sport

Gazeta Express

17/06/2022 13:48

Edward Nketiah, i njohur edhe vetëm si Eddie Nketiah, ka rinovuar kontratën me Arsenalin.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se sulmuesi anglez sot e ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Londra, transmeton Gazeta Express.

Nketiah me kontratën e re do të jetë i lidhur me Arsenalin deri më 30 qershor 2027.

Sipas Romanos, së shpejti do të bëhet edhe njoftimi zyrtar nga “Topçinjtë”.

23-vjeçari thuhet se ka refuzuar ofertat e shumta nga klubet e Bundesligës dhe Premierligës për të qëndruar në “Emirates Stadium”. /Gazeta Express/