Ballkani ka arritur marrëveshje për afrimin e sulmuesit Ebrima Gaye, i cili pritet të sjellë më shumë forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të skuadrës. Gaye transferohet nga BST Galaxy, ku ka shfaqur formë të mirë gjatë këtij sezoni.
Sulmuesi gambian ka gjithashtu eksperiencë ndërkombëtare, duke luajtur për përfaqësuesen e Gambisë, si dhe ka pasur paraqitje të dallueshme në klubet e Senegalit gjatë karrierës së tij.
Me këtë transferim, Ballkani synon të forcojë sulmin dhe të përmirësojë performancën e skuadrës në pjesën e mbetur të sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhjen Ebrima Gayes dhe shumë suksese me fanellën e Ballkanit. /GazetaExpress