E kërcënoi dhe e fyeu, Haradinaj për Korab Bajgorën: Askush mbi ligjin, të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon - Gazeta Express
string(110) "e1-kercenoi-dhe-e-fyeu-haradinaj-per-korab-bajgoren-askush-mbi-ligjin-te-gjithe-e-marrin-ndeshkimin-qe-u-takon"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 11:41

E kërcënoi dhe e fyeu, Haradinaj për Korab Bajgorën: Askush mbi ligjin, të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 11:41

Ditë më parë, një person,  Korab Bajgora, përmes një video të postuar në Facebook, ka kërcënuar, sharë e fyer, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.

I njëjti, më vonë u arrestuar, dhe për të, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Lidhur me këtë rast, është deklaruar vetë Haradinaj, ka thënë se të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon, ose nga ligji ose nga zoti.

“Kushdo, të gjithë kanë me marr ndëshkimin për aq sa i takon, ja prej ligjit ja prej Zotit. Çka do që e bajnë kanë me pagu, kushdo që e bon mbi këtë dhe, pra kanë me marrë, ja prej ligjit ja prej zotit”, tha dje Haradinaj në Debatplus.

Advertisement
Advertisement
Advertisement