E zë poshtë kamioni që po riparonte, humb jetën mekaniku në Kurbin
Shqiperi
Gazeta Express
20/03/2023 18:22
Një mekanik, punonjës në një servis ka humbur jetën pasi aksidentalisht është zënë poshtë nga një kamion.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Kurbin, në ambientet e një servisi makinash.
Njoftimi i plotë:
Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.