E vrau gjykatësin në Tiranë, rrëfehet autori: Më erdhi në majë të hundës me gjyqet - Gazeta Express
string(80) "e-vrau-gjykatesin-ne-tirane-rrefehet-autori-me-erdhi-ne-maje-te-hundes-me-gjyqet"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 11:40

E vrau gjykatësin në Tiranë, rrëfehet autori: Më erdhi në majë të hundës me gjyqet

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 11:40

Zbardhet dëshmia e re e autorit të dyshuar të krimit që tronditi opinionin publik, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja. Gjithçka ndodhi në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin që nuk ishte në favor të familjes ë tij, Elvis Shkambi, nxori pistoletën nga brezi dhe hapi zjarr ndaj zyrtarit të lartë. Po ashtu ai plagosi dhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte konflikt.

Autori i krimit, pas arrestimit deklaroi para oficerëve të Krimeve të Rënda se i kishte ardhur në majë të hundës me zvarritjen e gjyqeve.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, rrëfeu autori i krimit. Ai më pas u dorëzua para oficerëve të policisë.