E vrau dashnorin gjatë seksit, i copëtoi trupin në 11 pjesë në bashkëpunim me partnerin - Gazeta Express
string(86) "e-vrau-dashnorin-gjate-seksit-i-copetoi-trupin-ne-11-pjese-ne-bashkepunim-me-partnerin"

E vrau dashnorin gjatë seksit, i copëtoi trupin në 11 pjesë në bashkëpunim me partnerin

Gazeta Express

23/09/2020 19:49

Shokuese ka qenë vdekja e një të riu në Indonezi. Pasi e njohu në Tinder, ajo e qëlloi për vdekje me thikë gjatë seksit. 

Trupin e tij më pas e copëtuan në 11 pjesë. Vajza në fjalë, ftoi 32-vjeçarin në shtëpinë e saj pasi e njohu në aplikacionin Tinder.

Lexo Edhe:

Pasi e vrau, ishte i dashuri i saj që gjithashtu filloi ta sulmonte me thikë e tulla deri duke i copëtuar trupin.

Tashmë të dy autorët përballen me dënimin me vdekje. Ata e kishin shënjestruar 32-vjeçarin sepse ishte i pasur.

Teksa viktima po bënte seks me vajzën 27-vjeçare, i dashuri i saj 26-vjeçar që ishte fshehur në tualet, doli dhe nisi të godasë burrin me tullë, raportoi policia.

Më pas viktima ishte goditur me thikë derisa vdiq në apartamentin në Xhakarta, Indonezi.

Çifti akuzohen se më pas kanë copëtuar trupin e viktimës në 10 pjesë, të cilat i mbështollën me qese plastike dhe i ngarkuan në dy çanta shpine dhe një valixhe.

Çifti kishte prenotuar udhëitmet me makinë dhe mori copat e trupit në një tjetër apartament, të cilin e morën me qera me para të vjedhura nga llogaria bankare e viktimës.