string(108) "e-vrane-derisa-ishte-duke-pire-kafe-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-dy-te-dyshuarit-per-rastin-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2025 10:16

E vranë derisa ishte duke pirë kafe, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për rastin në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

14/02/2025 10:16

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit H.I., dhe B.I, të dyshuar për vrasjen e 42 vjeçarit gjatë së mërkurës në Skenderaj.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se  të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”  si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Lexo Edhe:

Sipas prokurorisë, më datë 12 shkurt 2025 në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, të pandehurit, së bashku e të vetëdijshëm për veprimet e tyre, me dashje e privojnë nga jeta tani të ndjerin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit hynë në lokal dhe shtënë me armë në drejtim të ndjerit I.I.

Goditjet rezultuan vdekjeprurëse për viktiminë.

Të pandehurit, me aktvendim të prokurorit të shtetit gjenden në ndalim nga data 12 shkurt 2025.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve pritet të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Policia ka bërë me dije se të dyshuarit për këtë vrasje janë babë e bir.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 të së mërkurës në një lokal në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.