E vërteta e hidhur që fshihet pas kukullës Barbie, fillimisht u nis për objektin e fantazive mashkullore - Gazeta Express
string(103) "e-verteta-e-hidhur-qe-fshihet-pas-kukulles-barbie-fillimisht-u-nis-per-objektin-e-fantazive-mashkullore"

Rozë

Gazeta Express

09/09/2025 8:46

E vërteta e hidhur që fshihet pas kukullës Barbie, fillimisht u nis për objektin e fantazive mashkullore

Rozë

Gazeta Express

09/09/2025 8:46

Para 70 vjetësh një karikaturist gjerman krijoi figurën e Lilit. Kurse sipërmarrësja Ruth Handler e shndërroi Lilin, objektin e fantazive mashkullore, në kukullën Barbie, të njohur në të gjithë botën.

Batutat e Lilit tingëllojnë si skenat e fillimit të një filmi erotik: Në një moment ajo tregon fustanin e saj mbuluar me gjurmë duarsh me vaj, sepse një shofer kamioni kishte “vënë dorë fort” për t`i rregulluar makinën. Një herë tjetër ajo ngacmon një polic në një plazh, në të cilin ndalohen rrobat e banjos të ndara, duke e pyetur: “Cilën pjesë duhet të heq”?

Kush do ta kishte menduar që karikatura e seksualizuar, me gjoksin e bollshëm dhe buzët e plota të kuqe do të ndryshonte një ditë jetën e miliona fëmijëve? Me siguri jo krijuesi i saj, Reinhard Beuthien, që e skicoi Lilin brenda 40 minutash për numrin e parë të gazetës “Bild” në vitin 1952, për të mbushur një boshllëk në gazetë. Vite më vonë Lili e gazetës “Bild” u bë Barbie, ndoshta kukulla më e famshme në botë deri më sot.

Lili u bë shpejt aq e njohur te lexuesit e tabloidit "Bild" kryesisht meshkuj, saqë në vitin 1953 botuesit e Bild nxorën në treg një kukull plastike që i ngjate Lilit.
Lili u bë shpejt aq e njohur te lexuesit e tabloidit “Bild” kryesisht meshkuj, saqë në vitin 1953 botuesit e Bild nxorën në treg një kukull plastike që i ngjate Lilit.

Sot sensuale, asokohe e guximshme dhe e pavarur

Sipas botuesit të “Bild”, Axel Springer, Lili ishte një “sekretare e shkathët”, por burime të ndryshme e interpretojnë atë më shumë si një call-girl ose eskortë. Qoftë sekretare apo eskortë, një gjë është e sigurt: Lilli nuk ishte menduar si lodër për fëmijë. Me konturet e saj gjysëm të zhveshura, gërshetin bjond të lidhur lart dhe takat e larta, estetika e Lilit ishte më pranë asaj të një modeleje të seksualizuar.

Sot dikush do të thoshte, se ajo iu përshtat vështrimit mashkullor Male Gaze, e portretizuar si një objekt qejfi, reduktuar tek trupi i saj, krejtësisht në përputhje me nevojat e krijuesve dhe shikuesve të saj meshkuj. Megjithatë edhe sot “Bild” e përshkruan atë me fjalët “e guximshme, seksi, e pavarur!”

70440799_906
Barbie pushtoi botën e dhomave të fëmijëve në mbarë botën, megjithë kritikat e përsëritura nga feministet.

Lili u bë shpejt aq e njohur te lexuesit e tabloidit kryesisht meshkuj, saqë “Bild” në vitin 1953 nxori në treg një kukull plastike që i ngjante asaj. Sipas raportimeve të gazetave ajo ishte një dhuratë e preferuar mes burrash, për shembull në festat e fundit të beqarisë, dhe shitej në dyqanet e duhanit, në bare dhe kioska.

Mes viteve 1955 dhe 1964 gazeta “Bild” tregtoi rreth 130.000 Lili me veshje dhe aksesorë të ndryshëm, duke arritur kështu edhe një audiencë femërore. Lili u bë shpejt bestseller, madje edhe përtej kufijve të Gjermanisë.

Ruth Handler e ktheu Lilin në Barbie

Ndoshta ajo do të zbukuronte edhe sot faqet e gazetës “Bild” gjysëm  e zhveshur, siç kanë bërë shumë vajza të vërteta për dekada të tëra në gazetën “Bild”, nëse nuk do të ishte Ruth Handler. Bashkëthemeluesja e kompanisë së lodrave Mattel e zbuloi Lilin rastësisht në një vitrinë dyqani në vitin 1956, ndërsa po kalonte pushimet në Lucernë të Zvicrës. Handler dhe vajza e saj Barbara u entuziasmuan.

Krijuesja e kukullave Barbie, Ruth Handler
Krijuesja e kukullave Barbie, Ruth Handler

Kështu Handler dërgoi disa kukulla Lili në Los Angeles dhe bleu në fund të drejtat e saj. Në vitin 1959 kukulla Barbie, që mbante emrin e vajzës së Handler Barbara, dhe ishte një kopje e vërtetë e Lilit, doli në treg dhe që atëherë është shitur më shumë se një miliard herë.

Barbie pushtoi botën e dhomave të fëmijëve, megjithë kritikat e përsëritura nga feministet. Po me Lilin çfarë ndodhi? Sekretarja “e guximshme dhe e pavarur” u martua me të dashurin e saj Peterin në vitin 1961 dhe u zhduk tërësisht nga skena.