E vërteta brenda ditarit të Caroline bën “lëmsh” hetuesit, çfarë ndodhi në Kretë? - Gazeta Express
string(77) "e-verteta-brenda-ditarit-te-caroline-ben-lemsh-hetuesit-cfare-ndodhi-ne-krete"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2021 22:52

E vërteta brenda ditarit të Caroline bën “lëmsh” hetuesit, çfarë ndodhi në Kretë?

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2021 22:52

Ekzistenca e një bashkëpunëtori në vrasjen e 20-vjeçares britanike në Greqi nuk është përjashtuar në mënyrë kategorie nga autoritetet e vendit fqinj.

Një parim themelor për policinë dhe autoritetet gjyqësore kur hetojnë një krim është që të gjithë janë të dyshuar derisa të provohet e kundërta” tha një ish-zyrtar grek.

Lexo Edhe:

Si informacioni për pilotin, ashtu edhe ai për të kaluarën e marrëdhënies së tij me Caroline ngre shumë pikëpyetje, të cilat – për momentin – mbeten pa përgjigje. “Mund të ketë një autor moral pas vrasjes së Caroline” tha ish-zyrtari i policisë greke Thanassis Katerinopulos.

Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të bindë se ky është një krim i kryer në gjaknxehtësi” shtoi ai.

Pyetja është, a po i bën të gjitha këto për të fshehur diçka tjetër? A ka frikë ai për veten e tij, çfarë do të ndodhë nëse zbulohet diçka tjetër?

Njëri nga të dy – ky është informacion i pakonfirmuar – kishte udhëtuar në Kretë prillin e kaluar dhe kishte gjetur një shtëpi me qira në Souda, për çfarë arsye?

Kjo është diçka, unë besoj se autoritetet do të kërkojnë. Ky është një informacion shumë i mirë.

Vlerësimi im është se persona të tjerë janë të përfshirë në çështje dhe nuk dua të them në vendin e krimit, të cilët e çuan pilotin drejt vrasjes. Megjithatë, kjo duhet të hetohet” shpjegoi ai.

Ndërkohë një tjetër pyetje që ngrenë mediat britanike është se përse është ndaluar publikimi në mediat i ditarit të plotë të Caroline, teksa pak ditë më parë dolën vetëm disa fragmente. Dyshimet janë se 20-vjeçarja ka shkruar gjithçka në ditar.

Por sipas prokurorit Vassilis Pliotis, publikimi i ditarit mund të ndikojë në uljen e dënimit ndaj pilotit. Aktualisht Anagnostopoulos rrezikon dënim të përjetshëm për akuzat për vrasje, abuzim me kafshët, dëshmi të rreme dhe kallëzim të rremë në polici për grabitjen e pretenduar.

Publikimi i ditarit jo vetëm ofendon kujtimin e viktimës, por mund të kontribuojë në krijimin e një klime të favorshme për të pandehurin”, tha thënë Vassilis Pilotis.