Një pasagjer shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në bordin e tragetit “Claudia” që ishte nisur nga qyteti i Ankonës në Itali.
Trageti duhet të mbërrinte si gjithmonë, rreth orës 08:00 në vendin tonë, por sot ka mbërritur rreth orës 13:30 për shkak të ngjarjes së rëndë.
Neësbomb Albania mëson se një shofer shqiptar që merrej me transport, ka pësuar atak kardiak teksa trageti ndodhej në ujërat italiane.
Për këtë arsye, kapiteni e ka ndaluar tragetin në mes të detit, deri sa ka mbërritur helikopteri italian i ndihmës së shpejtë. Por fatkeqësisht, pavarësisht transportimit me urgjencë në spital, shqiptari humbi jetën.
E ndërsa është ankoruar në port, kapiteni italian i ka rënë sirenës në shenjë respekti për të ndjerin.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...