E trishtë, rinia po ikën, emigrantët nga lindja synojnë Shqipërinë - Gazeta Express
string(64) "e-trishte-rinia-po-iken-emigrantet-nga-lindja-synojne-shqiperine"

E trishtë, rinia po ikën, emigrantët nga lindja synojnë Shqipërinë

Gazeta Express

14/02/2020 18:42

Tregu i punës është në krizë për profesionistë, por edhe ata që dalin po i merr Gjermania.

Këta të rinj janë nxënës në arsimin profesional, por me të mbaruar shkollën synojnë punësimin jashtë vendit.

Lexo Edhe:

Arsyet që ndjekin hidraulikën, mekanikën, ndërtimin apo topografinë, janë sepse bëhet fjalë për degë mjaft të kërkuara nga tregu vendas dhe i huaj. Por vitin e fundit partneriteti me një shkollë në Gjermani u ka shtuar mundësitë për t’u larguar.

“Numri i nxënësve ka ardhur duke u rritur”, thotë Klodi Skoti, nëndrejtore e shkollës “Karl Gega”. “kërkesën më të madhe e kemi pasur te degët mekanikë dhe hidraulikë, mbase kjo vjen si kërkesë e tregut të punës”.

Në Shqipëri ka rreth 14 mijë vende të lira pune. Por ndërsa të rinjtë shqiptarë duan të ikin, nga jashtë kryesisht nga vendet e lindjes, po vijnë emigrantë për të punuar këtu. Hasan Ibid, një 34-vjeçar nga Egjipti, i cili prej vitesh punon peshkatar në Durrës, jo vetëm nuk do të largohet por synon shtetësinë shqiptare. “Më mirë se Amerika. Shtëpia me qira është lirë, ushqimi është lirë, më mirë se sa Italia”, thotë ai. “Këtu në Shqipëri, u kënaqa, për Zotin”.

Në Shqipëri jetojnë e punojnë 4600 të huaj, rezidentë, me kontrata pune dhe viza pune. Me nismat ligjore për emigrantët numri i të huajve pritet të rritet, ndërsa popullsia shqiptare jo vetëm po tkurret por po plaket me ritme të shpejta./a2

http://<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Eqac83KXbs8″ frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>