string(46) "e-treta-e-verteta-per-prishtinen-e-vellaznimin"

Basketboll

Gazeta Express

15/04/2025 14:42

E treta e vërteta për Prishtinën e Vëllaznimin

Basketboll

Gazeta Express

15/04/2025 14:42

“Play-off”-i i Superligës vazhdon të prodhojë ndeshje shumë interesante.

Sfidat çerekfinale sollën dramë e adrenalinë deri në fund, derisa për t’u kualifikuar në gjysmëfinale duhet të zhvillohen edhe ndeshjet e treta.

Seria çerekfinale është 1:1.

Të mërkurën Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin, në ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar tutje.

Ndeshja e parë në kryeqytet përfundoi me fitoren e vendasve 71:69, edhe pse mysafirët po fitonin me katër pikë, një minutë pa përfunduar sfida.

Ndërkohë, përballja tjetër në Gjakovë solli sërish adrenalinë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në 21 pikë, por u përmbys nga kuqezinjtë, që triumfuan 90:73.

Në takimin tjetër ndeshen dy skuadrat verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja.

Ndeshjen e parë e fituan pejanët në Therandë 71:77, derisa të dytin në Pejë, e fituan therandasit 66:75.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, derisa për finale duhen tri fitore.

Për t’u shpallur kampion duhen katër fitore.