Një person u vra, të hënën në Prishtinë – rreth orës 22:00.
Gjuajtja me armë zjarri në Hajvali u konfirmua nga Policia e Kosovës, po ashtu edhe drejtori i Emergjencës së QKUK konfirmoi për Gazetën Express se është konstatuar vdekja e viktimës.
Motivet e kësaj vrasjeje akoma nuk dihen zyrtarisht, por burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës tregojnë se mosmarrëveshjet në komunikacion ishin shkaku që çoi në këtë vrasje.
I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, i ka thënë Gazetës Express Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ndërkaq Naser Syla nga Emergjenca ka treguar se viktima është dërguar në QKUK pa shenja jete.
“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete”, ka thënë Syla”, ka thënë Syla.
Kjo vrasje vjen në një kohë kur në Kosovë vrasjet janë shtuar. Një ditë më herët Gjilani u trondit me vrasje të trefishtë. /Gazeta Express