Në raportin 24 orësh të së hënës, Policia e Kosovës njoftoi se një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim” dhe nuk dha detaje tjera.
“DHUNIM- Prishtinë 05.04.2025-12:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.”
Mediat po raportojnë se viktima e këtij rasti është e mitur, më saktësisht 14 vjeçare. Sipas Sinjalit ajo dyshohet se u dhunua nga një 58 vjeçar me inicialet J.G.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i viktimës. Ai dyshohet se për për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën.
Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill. Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.
58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Express është në pritje të përgjigjes së Prokurorisë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...