E tmerrshme çfarë i ndodhi këtij francezi që doli nga karantina vetëm për cigare - Gazeta Express
string(80) "e-tmerrshme-cfare-i-ndodhi-ketij-francezi-qe-doli-nga-karantina-vetem-per-cigare"

Gazeta Express

07/04/2020 23:37

E tmerrshme çfarë i ndodhi këtij francezi që doli nga karantina vetëm për cigare

Gazeta Express

07/04/2020 23:37

Miliona njerëz po përshtaten me jetesën nën masat e sigurisë të marra ndaj koronavirusit dhe Franca ka urdhëruar popullatën e saj të qëndrojë në shtëpi.

Por një zotëri vendosi ta thyejë karantinën dhe të kapërcejë kufirin në Spanjë, në kërkim të cigareve të lira.

Lexo Edhe:

Nuk përfundoi mirë, sepse humbi dhe iu desh të shpëtohej nga Shërbimi i Shpëtimit në malet franceze.

Ai ishte “i rraskapitur, i humbur dhe dridhej”, kur u shpëtua nga një helikopter, të shtunën.

Zotëria, të cilit nuk i është bërë emri publik, për të ruajtur anonimitetin, u nis me makinë nga qyteti i Perpignan, por e gjeti veten të bllokuar nga policia kufitare. Kështu që, ai tentoi të kapërcente kufirin për në La Jonquera në këmbë.

Megjithatë, pasi humbi rrugën në shpatet e malit, ra në një rrjedhë lumi dhe në disa shkurre, derisa përfundoi duke kërkuar ndihmë.

Shpëtimtarët e gjetën menjëherë  vendndodhjen e zotërisë dhe e evakuan me helikopter, duke e kthyer në Perpignan, ku mori një gjobë prej 135 eurosh nga thyerja e rregullave të karantinës.