E thirrën jashtë lokalit dhe e qëlluan, si ndodhi plagosja e 29-vjeçarit në Orikum - Gazeta Express
string(81) "e-thirren-jashte-lokalit-dhe-e-qelluan-si-ndodhi-plagosja-e-29-vjecarit-ne-orikum"

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2025 11:09

E thirrën jashtë lokalit dhe e qëlluan, si ndodhi plagosja e 29-vjeçarit në Orikum

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2025 11:09

10 plumba janë zbrazur në drejtim të 29-vjeçarit Sidi Velaj që mbeti i plagosur mbrëmjen e së dielës në Orikum të Vlorës.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona, njëri prej tyre, i identifikuar si autori i sulmit, Qerim Bello.

Ndërsa tjetri dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit që ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes duke përdorur një automjet tip “Golf 5”.

Mësohet se autori ka thirrur viktimën jashtë lokalit dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Pas kësaj, ai dhe bashkëpunëtori kanë hipur në makinë, duke qëlluar sërish gjatë largimit.

Të rinjtë kishin pasur konflikte disa ditë më parë për motive të dobëta, të cilat kishin agravuar në dhunë fizike me grushte dhe shkelma.

Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po vijon puna për arrestimin e autorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement