“E thërrisnim Zidane!” - Gazeta Express
string(19) "e-therrisnim-zidane"

“E thërrisnim Zidane!”

Gazeta Express

23/10/2020 9:28

Pierre-Emile Hojbjerg ka bërë paraqitje fantastike kundër LASK në Europa League të enjten mbrëma.

Pas ndeshjes, që e fitoi Tottenham 3-0, Jose Mourinho tregoi se me shaka, pas paraqitjes së mirë në fushë, e thërrisnin ‘Zidane’ Hojbjergun në dhomat e zhveshjes.

Lexo Edhe:

“Ishim duke qeshur në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë dhe e thërrisnim atë Zidane. Shumë mirë, por mos e bëj sërish atë”, tha Mourinho, duke iu referuar disa lëvizjeve në fushë.

“Ai është lojtar i mirë, lider dhe kapiten pa shiritin në krah”.

Mourinho lavdëroi edhe të transferuarin nga Benfica, Carlos Vinicius.

25-vjeçari erdhi te Tottenham pas 18 golave për Benficën sezonin e kaluar.

“Ai luajti mirë, por mund të bëjë edhe më mirë. Nuk është e lehtë që të adaptohesh kur nuk flet anglisht. Ligë tjetër, futboll tjetër. Ai është duke pësuar, për fillim mirë ishte”. /Gazeta Express/