E takoi në burg, Berisha tregon për çfarë diskutuan me ish deputetin Ervin Salianji - Gazeta Express
string(82) "e-takoi-ne-burg-berisha-tregon-per-cfare-diskutuan-me-ish-deputetin-ervin-salianji"

Shqiperi

Gazeta Express

09/01/2025 15:59

E takoi në burg, Berisha tregon për çfarë diskutuan me ish deputetin Ervin Salianji

Shqiperi

Gazeta Express

09/01/2025 15:59

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit paraditen e sotme.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se “çështja Salianji është një çështje ndërkombëtare”.

“Vendosmëria e tij (Salianjit) në këtë betejë është e plotë. Biseduam për vazhdimin e betejës sonë. Çështja Salianji është çështje ndërkombëtare. Krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët. Në mënyrë absolute, drejtësia do të kishte mbështetjen e PD si parti e shtetit ligjor, nëse kjo drejtësi nuk do bëhej një mashë e vërtetë politike.

Me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, kur në prokurori s’ka bërë asnjë kallëzim. Drejtësia është një mashë në duart e diktaturës. Janë Shqipëria ka një drejtësi të kontrolluar. Është palë në bllokimin e rotacionit. Nuk është vlerësimi Berishës, por i qendrës kombëtare demokrate. Përmbysja e diktaturës është misioni që unë kam deri në fund të jetës sime.”, tha Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement