Një grua e moshës 36-vjeçare është dënuar me 18 vjet burgim pas një sulmi të tmerrshëm ndaj sulmuesit të Brentfordit, Yoanne Wissa dhe përpjekjes për ta rrëmbyer fëmijën e tij.
Ky incident ka ndodhur më 1 korrik të vitit 2021, gjatë kohës sa Wissa ishte pjesë e Lorient në Francë.
Kjo grua, raportohet se u motivua nga dëshira që kishte për të pretenduar se ka një fëmijë, dhe u përpoq ta rrëmbente vajzën e Wissas në shtëpinë e tij duke i hedhur lojtarit acid në fytyrë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Ëissa iu nënshtrua një operacioni urgjent në sy si rezultat i këtij sulmi. Kjo grua gjithashtu kishte sulmuar një grua tjetër me acid një ditë më vonë.
Ajo u arrestua eventualisht më 3 korrik të 2021 dhe fillimisht kishte mohuar akuzat që ishte pjesë e këtyre krimeve.
Gruaja në fjalë kishte rrëfyer se kishte dëgjuar ‘zëra nga brenda’ që nga vitet e saj si adoleshente.
Kjo grua u ballafaqua me dënimin e mundshëm me burgim të përjetshëm, por në fund iu dha një dënim prej 18 vitesh.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...