Të shtunën, më fillim nga ora 19:00 në Teatrin e Ferizajt do të luhet shfaqja me regji të Agon Myftarit, MEMORANDUMI.
“Memorandumi” nga Vaclav Havel është një komedi e errët politike që parodizon burokracinë dhe konformitetin. Ngjarja është e vendosur në një organizatë ku në mënyrë që komunikimet ndër-zyrtare të përshpejtohen me efikasitet të lartë, shpiket një gjuhë e re artificiale – “Ptajdipi” e cila supozohet se do të thjeshtësonte punën e zyrtarëve të saj dhe ta bënte komunikimin ndër-zyrtar më të sakt dhe më të lehtë. Përkundrazi, pikërisht kjo “gjuhë” e inkuadruar si një eksperiment do ti shpie nëpunësit e organizatës drejt dehumanizimit dhe tjetërsimit, e që përfundimisht e pashmangshëm ata shkojnë drejt një rrethi të tmerrshëm vicioz të një sistemi ngulfatës edhe më burokratik.
/Gazeta Express