“E shoh si përndjekës” - Debatet e ashpra mes Erjolës dhe Meritonit - Gazeta Express
string(63) "e-shoh-si-perndjekes-debatet-e-ashpra-mes-erjoles-dhe-meritonit"

“E shoh si përndjekës” – Debatet e ashpra mes Erjolës dhe Meritonit

TV/Film

Gazeta Express

02/04/2024 22:30

Erjola dhe Meritoni janë përfshirë në dedate të forta gjatë ditëve të fudnit, me akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit, por edhe në prekjen e sendeve personale.

Fillimisht Meritoni i preku arushin që i kishte lënë Ledjona, e më pas Erjola duke i prishur shtratin.

Lexo Edhe:

Gjatë spektaklit të sotëm, Erjola tha se sjelljae saj u ndikua nga tallja dhe provokimet e Meritonit, të cilin madje e cilësoi si përndjekës.

Erjola: Unë e di shumë mirë se ku jam dhe ia kam thënë dhe Meritonit dhe Ilnisës, kur me prekni di ta mbaj presionin por prisni t’ju prek njësoj. Përballë ka një njeri që nuk tëlë mangët asgjë. Përplasjet me të kanë qenë të vazhdueshme që prej kur kam hyrë në këtë shtëpi. Unë e shoh si provokativ, përndjekës ndaj çdo vajze në këtë shtëpi. Unë shoh Ilnisën që thotë fjalinë e parë të fundit dhe Meritoni si makiën qepëse që ndjek atë që ajo bën saj.

Meritoni: Mua më vjen për të qeshur për fjalën që thonë përndjekës. Unë këtu bëra shaka për një gjë, por pastaj t’i më preke gjërat personale. Arushi njëherë nuk ishte i joti.

Erjola: Nga e di ti

Meritoni: Arushin e fëmijës nuk ia lë askujt. Ti më prek shtratin tim, ishte diçka personale.

Erjola: Kjo erdhi si pasojë e talljeve të tua. Sa herë kisha debat me Erjolën, ti më përqeshje.

Meritoni: Unë fola por ti veprove.

Erjola: Ty të është bërë fytyra shollë këpuce, asnjë fjalë nuk të prek

Meritoni: Unë nuk bie në nivelin tënd. Ti je për në kosh të plehrave.

Ilnisa: Nuk besoj se Erjola ka nevojë për gocat, i del për zot vetes. Unë ndërhyra sepse shtrati nuk preket.

Ledion Liço: Pra t’i po thua se Erjola nuk ka nevojë për mbrojtje, por Meritoni ka?

Ilnisa: Jo më vjen shumë keq, nuk është e vërtetë. Ne flemë të dy atje. Ishte dysheku ujë, të gjitha ujë. Më preku tek gjëja më private prandaj ndërhyra.

Erjola: I paralajmërova që mos e bëj, por e bëri direkt pas fjalës sime.

Rike: Unë vazhdoj të kem përplasje gjithmonë me Meritonin. Vazhdon bën provokime elementare për mua. Ai është i pari që i nis me të gjithë. Bën batuta pa lidhje. Kam ndërhyrë sepse mu duke veprim pa lidhje.  Mendoj se ilnisa ka influencë tek ai.

Françeska: Më vjen shumë keq që e shoh Meritonin në këtë sjellje si më parë. Pati një sjellje që e çoi shumë lart por më pas nisi sërish si më parë.