E shënonte golin më të shpejtë në Botëror, përfundon në shofer Uber - Gazeta Express
string(66) "e-shenonte-golin-me-te-shpejte-ne-boteror-perfundon-ne-shofer-uber"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 11:26

E shënonte golin më të shpejtë në Botëror, përfundon në shofer Uber

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 11:26

Hakan Sukur, një nga golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit turk (51 gola me kombëtaren e tij) dhe autor i 295 golave ​​me Galatasarayn, në moshën 51-vjeçare nuk mund të shkelë në Turqinë e presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ish-futbollisti është i persekutuar në vendin e tij për lidhjet e tij politike të dyshuara me klerikun Fethullah Gulen (u përpoq të rrëzonte Erdoganin me një grusht shteti dhe të gjithë ata që kishin lidhje me të u shpallën terroristë të FETO-s), pasi tha në një konferencë “Unë jam shqiptar, si i tillë, nuk jam turk” dhe për akuzën se e ka fyer Erdoganin.

Lexo Edhe:

Ndaj Hakan Sukurit, i akuzuar si terrorist, është lëshuar një urdhër-arresti, ndaj sulmuesi i famshëm është dashur të largohet nga Turqia nga frika e burgut apo e dënimit me vdekje.

Babai i tij ka qenë i burgosur dhe ka vdekur në burg ose dënimi me vdekje.

“Nuk më ka mbetur asgjë askund në botë. Erdogan më mori gjithçka. E drejta ime për liri, e drejta për t’u shpjeguar, për t’u shprehur, e drejta për të punuar”, do të deklaronte Sukur, derisa historinë e tij të trishtë e ka rikthyer në aktualitet mediumi i njohur britanik “The Sun”.

Ish-futbollisti i skuadrave të tilla si Sakaryaspor, Bursaspor, Galatasaray, Torino, Inter, Parma dhe Blackburn Rovers arriti të arratisej nga Turqia, një vend që ia kombësinë dhe i sekuestroi bizneset dhe llogaritë e bankare, për këtë arsye emigroi në Shtetet e Bashkuara.

“Është vendi im. Unë i dua njerëzit e mi, edhe pse idetë e tyre për mua janë të shtrembëruara nga mediat e kontrolluara,” do të shprehej Sukur për “New York Times” në 2018.

Aktualisht ai është 51 vjeç, jeton në Kaliforni dhe ia del mbanë si shofer Uber, librashitës dhe trajner i futbollit të të rinjve.

Shënuesi i golit më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës (shënoi kundër Koresë së Jugut pas 11 sekondash në Kupën e Botës 2002), e filloi aventurën e tij amerikane në Washington derisa u zhvendos në afërsi të San Franciscos.

Para se të bëhej shofer Uber, ai hapi një kafene dhe një furrë buke, por u detyrua t’i mbyllte për shkak të presionit që ndjeu nga identiteti i tij, përcjell SS.

“Kurrë nuk kam bërë asgjë të paligjshme, nuk jam tradhtar apo terrorist”, thotë Hakan Sukur, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2008, për arsyet që e detyruan të largohej nga Republika e Turqisë e udhëhequr nga Recep Tayyip Erdogan.