E rrallë: Peshkaqeni me ngjyrë portokalli shfaqet në brigjet e Kosta-Rikës - Gazeta Express
string(73) "e-rralle-peshkaqeni-me-ngjyre-portokalli-shfaqet-ne-brigjet-e-kosta-rikes"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:06

E rrallë: Peshkaqeni me ngjyrë portokalli shfaqet në brigjet e Kosta-Rikës

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 10:06

 Natyra gjen mënyra të ndryshme për të habitur njerëzit dhe këtë herë, ajo erdhi në formën e një krijese deti.

Një peshkaqen i rrallë dhe unik me ngjyrë të ndritshme portokalli u shfaq në brigjet e Kosta-Rikës.

Peshkatarët e panë krijesën e mahnitshme pranë Parkut Kombëtar Tortuguero. Ata bënë disa fotografi të peshkaqenit përpara se ta linin të ikte.

Pse ngjyra portokalli?

Shkencëtarët thonë se ngjyra e pazakontë e peshkaqenit vjen nga një gjendje e quajtur ksantizëm.

Megjithatë, është një gjendje jashtëzakonisht e rrallë te një peshk si peshkaqeni, raporton BBC-i.

Në revistë, studiuesit shpjeguan se kjo është hera e parë që një peshkaqen i kësaj ngjyre është parë dhe fotografuar.