Më 4 korrik dy persona kanë rrahur një tjetër në rrugën “Uesli Klark” nё Pejё.
Policia, e cila kishte dalё në vendngjarje, kishte hasur në viktimën e rastit, i cili kishte deklaruar se ёshtё goditur nga njё person me pjesën e poshtme të armёs.
Në vendin e ngjarjes ka dalё edhe emergjenca tё cilёt e kanё dёrguar viktimën në Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsor.
Ndërkaq, tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, por policia tha se me datёn 14.07.2025 pas “njё pune intensive” tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime janё arrestuar dy persona tё dyshuar.
“Njёri nga tё dyshuarit ka dorёzuar njё pajisje në formë arme (shkrepёse). Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, tha policia.