E rëndë, një 30-vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku në Mitrovicë - Gazeta Express
string(70) "e-rende-nje-30-vjecar-humbi-jeten-ne-nje-aksident-trafiku-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:11

E rëndë, një 30-vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:11

Një 30-vjeçar i aksidentuar është dërguar pa shenja jete sonte në Spitalin e Mitrovicës.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, i cili tha se përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, i riu nuk ka mbijetuar.

“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”, tha Fazliu për Gazetën Express.

Policia nuk ka dhënë akoma detaje për këtë rast, Express është në pritje të një përgjigje nga PK.

Advertisement
Advertisement
Advertisement